Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve, Chelsea vihet pas tij

  • S.A /
  • 23 September 2021 - 10:59
Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve, Chelsea vihet pas tij

Chelsea nuk është i kënaqur plotësisht me ekipin që e ka në dispozicion dhe dëshiron ta përmirësojë atë, posaçërisht në mbrojtje. Kampioni i Evropës, Chelsea, ka shfaqur Interesim për mbrojtësin holandez të Juventusit, Matthijs de Ligt, sipas mediave angleze. De Ligt vlerësohet se kushton 120 milionë euro dhe shihet si zëvendësues i nevojshëm i Antonio Rudiger, i cili pritet të largohet në verë pas mosmarrëveshjeve me klubin për kontratë të re.

Besohet se qendërmbrojtësi holandez është i pakënaqur në Juventus dhe dëshiron të largohet.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, tha ditë më parë se De Ligt mund të largohet nga Torino verën e ardhshme.  

(Kosova Sot Online  )