Reciprociteti ndaj Serbisë, e drejtë ligjore e shtetit të Kosovës

Reciprociteti ndaj Serbisë, e drejtë ligjore e shtetit të Kosovës
Reciprociteti ndaj Serbisë, e drejtë ligjore e shtetit të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 23 September 2021 - 09:16

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Hyrje daljet si në bahçe të babës më targa të Serbisë në Kosovë, më pushtetin e Albin Kurtit po marrin fund. U zbatua marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë ,dhe këtu gjithçka është në rregull. Ne rregull nuk është nga ata që këtë gjest të funksionimit të shtetit po e shohin më syza të urrejtjes ndaj një vendimi të drejtë ,të Ministrisë të Punëve të Brendshme.

Albin Kurti çdo ditë e më shumë po i tregon Serbisë, së ajo nuk mund të bënë lojëra në kurriz të Kosovës, siç ka bërë sa ishin Thaçi dhe Mustafa në pushtet. Kështu siç po vepron Qeveria më masat e reciprocitetit mbrohet Kosova ,mbrohet integriteti dhe sovraniteti, dhe mbrohen edhe interesat nacionale. Secili shtet Sovran e ka të drejtën e masës të reciprocitetit, kështu edhe Kosova. Deklarimet e disave së masa e aplikuar apo e zbatuar nga një marrëveshje e firmosur e Brukselit, është fushatë elektorale, janë deklarime jo serioze politike, të cilat qojnë ujë në mullirin e armikut serb.

Natyrisht së Vuçiqi këtë gjë po e instrumentalizon për qëllime të caktuara politike, së gjoja po iu rrezikohet ekzistenca e serbëve në veri të Kosovës. Kurti në anën tjetër po i tregon Serbisë dhe Vuçiq, së Kosova ka Zot të shtëpie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".