Silva i vendosur të largohet nga Manchester City

  • S.A /
  • 28 September 2021 - 10:14
Silva i vendosur të largohet nga Manchester City

Manchester City bëri mirë që nuk e la të largohet Bernardo Silvën pas disa ofertave gjatë merkatos në verë.

Edhe pse ai është një nga lojtarët që është në treg, i nxjerrë nga vetë Gaurdiola, sulmuesi këtë sezon po merr minuta dhe është një protagonist me golat dhe asistet e tij.

Sido që të jetë, futbollisti nuk ka ndërmend të ndryshojë mendje dhe qëllimi i tij është të largohet në merkaton e ardhshme të dimrit. Vlera 70 milion euro, është shifra që klubi i Etihad kërkon për t’a lënë të lirë lojtarin pas një etape të suksesshme.

Ai gjithashtu mund të huazohet dhe Juventusi mes disa klubeve të tjera do ta vlerësonte seriozisht nënshkrimin me afat të mesëm për të forcuar sulmin e tyre. Bayerni gjithashtu është i interesuar, por ata nuk preferojnë ta transferojnë para verës.

Ajo që është e qartë është se Bernardo Silva nuk do të luajë në Premier League. Portugezi dëshiron të respektojë gjithmonë Cityn në Angli dhe ka urdhëruar agjentin e tij të mos dëgjojë oferta nga ekipet britanike, që do të thotë se Tottenham e Arsenal janë lënë jashtë.

Përveç dy klubeve të lartpërmedura, Barcelona gjithashtu do ta shikonte si mundësi nëse nuk do të arrijë të bindë Haaland, me këtë të fundit që është më afër Real Madridit. 

(Kosova Sot Online )