Man Utd ia mësyn Phillipsit

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 16:36
Man Utd ia mësyn Phillipsit

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori kualitativ për sezonin tjetër

Manchester United ia ka vënë syrin mesfushorit të Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.

“Djajtë e Kuq” e shohin futbollistin si alternativë të përfaqësuesit anglez, Declan Rice.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Të dy lojtarët ishin pjesë e Euro 2020.

Phillips nga ana e tij bëri paraqitje pozitive, sidomos në fazën e grupeve me Anglinë.

Për këtë, 25 vjeçari mund të shihet si një opsion më i përshtatshëm për klubin nga “Old Traffordi”. 

(Kosova Sot Online)