Dardanët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e tetorit

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 22:05
Dardanët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes. Gjatë kësaj seance përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar më shumë aspektin tekniko-taktik për ndeshjen kundër Suedisë.

Në stërvitjen e sotme munguan anëtari i Legias, Lirim Kastrati, i cili është duke kryer ekzaminime mjekësore për shkak të lëndimit dhe Bersant Celina, i cili do t’i bashkohet ekipit nga stërvitje e nesërme.

Nga afër stërvitjen e Dardanëve e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, me mysafirët nga Federata Shqiptare e Futbollit në Gjermani, presidenti Ruzhdi Statovci dhe sekretari Miftar Dragidella.

(Kosova Sot Online)