Çfarë finale e çmendur Spanjë – Francë, çfarë gola të çmendur

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 22:32
Çfarë finale e çmendur Spanjë – Francë, çfarë gola të çmendur

Spanja dhe Franca janë duke barazuar 1:1 në një finale të çmendur të Ligës së Kombeve që po zhvillohet momentalisht në Milano.

Oyarzabal shënoi për 1:0 për Spanjën në minutën e 65-të.

Sulmuesi i Real Sociedadit ia doli t’i ikë mbrojtjes franceze dhe e mposhti Hugo Llorisin nga afërsia.

Por vetëm dy minuta më vonë, Karim Benzema shënoi për 1:1.

Ylli i Real Madridit e mposhti Unai Simonin me një goditje mjeshtërore nga largësia.

(Kosova Sot Online)