Man Utd e konsideron shitjen e Lingardit

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 16:01
Man Utd e konsideron shitjen e Lingardit

“Djajtë e Kuq” mund të heqin dorë nga futbollisti ofanziv qysh në afatin kalimtar të janarit

Manchester United po mendon ta shesë Jesse Lingardin.

“Djajtë e Kuq” e kanë zbritur çmimin për futbollistin ofanziv.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, gjiganti britanik mund ta shesë përfaqësuesin anglez për 17.5 milionë euro.

28 vjeçari ka kontratë me klubin nga “Teatri i Ëndrrave” deri në qershor të vitit tjetër.

Ai nuk ka arritur ende marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Dhe, për të mos e humbur pa para verën tjetër, United mund të vendosë që ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit. 

(Kosova Sot Online)