Golashënuesit më të mirë për vitin 2021

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 22:39
Golashënuesit më të mirë për vitin 2021

Robert Lewandowski vazhdon të jetë mbreti në Evropë për gola të shënuar në një vit kalendarik me 58 finalizime.

Gara se kush do të shënojë më shumë gola për vitin kalendarit 2021 vijon të bëhet sa më interesante.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është ai që prin me 58 gola të shënuar deri më tani.

Lewa ndiqet nga sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Në mesin e gjashtë më të mirëve mungon Cristiano Ronaldo, derisa Messi renditet i treti me 51.

Pas Messit vijnë Mbappe, Benzema dhe Depay, përcjell Express.

Golashënuesit më të mirë në vitin kalendarik 2021:

Robert Lewandowski, 58

Erling Haaland, 53

Lionel Messi, 51

Kylian Mbappe, 48

Karim Benzema, 47

Memphis Depay, 47

(Kosova Sot Online)