Agjenti i De Ligt është në bisedime me Chelsean dhe Manchester Cityn

  • S.A /
  • 17 October 2021 - 16:56
Agjenti i De Ligt është në bisedime me Chelsean dhe Manchester Cityn

Matthijs de Ligt duket se e dëshiron largimin nga Juventusi me të përfunduar ky edicion.

Mbrojtësi holandez ndihet jo edhe aq i vlerësuar te Zonja e Vjetër, andaj po e kërkon largimin.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, De Ligt ka kërkuar nga agjenti i tij që të fillojë bisedimet me Chelsean dhe Manchester Cityn. Dy klubet e Ligës Premier ka kohë që janë të interesuar që të transferojnë holandezin, derisa Juventusi ende nuk ka ndonjë qëndrim.

Por, Mino Raiola që përfaqëson De Ligtin, është i gatshëm që ta transferojë klientin e tij te Chelsea ose Manchester City.

Sidoqoftë, Juventusi nuk do ta lejojë largimin e De Ligt nën shumën e 150 milionë eurove, aq sa është klauzola e tij në kontratë. 

(Kosova Sot Online )