Befason Meliza Haradinaj, tregon se për cilën parti s’ka votuar

  • 17 October 2021 - 16:43
Befason Meliza Haradinaj, tregon se për cilën parti s’ka votuar

Ish ministrja e Drejtësisë nga AAK’ja, Meliza Haradinaj ka treguar se pas 18 vitesh ka votuar një parti tjetër dhe jo për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pjesë e së cilës ishte deri vonë.

Haradinaj përmes rrjetit social Twitter ka thënë se është interesant që pas gjithë kësaj kohe të votojë për një parti tjetër.

Dhe me kaq ajo e ka përfunduar statusin duke mos dhënë detaje së për kë ka votuar kësaj here.

Kujtojmë se ajo dha dorëheqje nga kjo parti pasi iu publikuan videot dhe u akuzua se bashkëshorti i saj ka vjedhur vota në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)