Mourinho u tall sërish me tifozët e Juventusit

  • S.A /
  • 18 October 2021 - 09:45
Mourinho u tall sërish me tifozët e Juventusit

Jose Mourinho i talli përsëri tifozët e Juventusit duke ua treguar atyre tre gishta, për t’ua sjellë atyre në mendje tripletën e fituar me Interin.

Si ish-trajner i Interit, Mourinho ka marrëdhënie të këqija me tifozët e Juventusit, të cilët, ashtu siç pritej, nuk i ofruan atij mirëseardhje të ngrohtë në Allianz Stadium të dielën në takimin Roma – Juventus.

Interi është klubi i vetëm italian që e ka fituar tripletën, pra titullin në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Ata e fyen vazhdimisht trajnerin e Romës, i cili iu përgjigj atyre vetëm një herë.

Mourinho protestoi kur gjyqtari Daniele Orsato dha tre minuta lojë shtesë dhe i çoi tre gishta në drejtim të tifozëve të Juventusit.

(Kosova Sot Online )