Pamje skandaloze: Veprimi qesharak por vendimtar i Barellas në fitoren e Interit kundër Sherifit

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 12:05
Pamje skandaloze: Veprimi qesharak por vendimtar i Barellas në fitoren e Interit kundër Sherifit

Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella janë miq të mirë, prandaj kur kroatit i erdhi mundësia ta shënonte golin e parë në Ligën e Kampionëve, italiani e kreu pjesën e vet të punës.

Brozovic e theu akullin për Interin në pjesën e dytë pas shumë vuajtjeve të zikaltërve për të kaluar në epërsi kundër Sherif Tiraspolit.

Ishte një aksion i punuar shumë mirë kundër klubit moldavian, me Arturo Vidalin që ia pasoi topin Brozovicit pranë vijës së 16 metërshit.

Brozo i rrëzoi dy mbrojtës në tokë me një lëvizje mashtruese dhe e vendosi topin nga e majta në të djathtë.

Ai goditi pastaj me një teknik të përsosur, por Barella i kishte dalë në rrugë. Mesfushori italian e kuptoi shpjet situatën dhe u shtri në tokë për t’i liruar rrugë topit në drejtim të portës.

Brozovic e futi topin në qoshen e poshtme të portës për ta shënuar golin e parë në 27 paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Brozovic dhe Barella janë miq shumë të mirë edhe jashtë fushës, si dhe kreatorët e mesfushës që ia fitoi Interin titullin në Serie A sezonin e kaluar.

Ata shpesh postojnë video në rrjetet sociale për t’u tallur me njëri-tjetrin, me Brozon që përdor moton: “Ku ndodhesh, Bare?”

(Kosova S0t Online  )