Gracka e rrezikshme kundër shqiptarëve po përgatitet nga dinakët e politikës serbe në Beograd

Gracka e rrezikshme kundër shqiptarëve po përgatitet nga dinakët e politikës serbe në Beograd
Gracka e rrezikshme kundër shqiptarëve po përgatitet nga dinakët e politikës serbe në Beograd

Shefik Shkodra

  • 04 November 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra 

Dinakët e politikës serbe në Beograd përpiqen tash që vetë shqiptarët të bien në grackë. Sikur ndodhi me Ballkani i Hapur. E gjetën njeriun nga shqiptarët, jo më pak se kryeministër i Shqipërisë - Edi Rama (s'kam asgjë kundër këtij njeriu pos politikës së keqe që e ka udhëhequr), i cili ua hapi portat armiqve të shqiptarëve në radhë të parë, por edhe fqinjëve tjerë të Ballkanit e më gjerë. Llogaria e shqiptarit me serbin: Marrëveshje krye në veti. Nëse "miqtë në Kosovë nuk po pranojnë ndarje, nuk pranojnë asociacione një etnike për ta shkatërruar Republikën e Kosovës, atëherë "vëllai jem- Vuço, ti e ke rrugën e lirë qosh më qosh". 

Prej kohës, kur është folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e kemi komentuar me shkrim nëpër mediet shqipe, se kjo tendencë është e rrezikshme për Shtetin e Kosovës. Po të kishte ndodhur në vitet e paraluftës do të na kishte mbetur "hatri", do të kishim reaguar, do t'i fajësonim kuadrot politike shqiptare dhe do t'i quanim me një fjalë veç TRADHTARË. Dhe, për fatin tonë kjo nuk ishte as bisedë e rastit, së paku nuk është dëgjuar deri në masën e gjerë te qytetarët tanë. Por tash s'po dihet çka është e pranueshme  dhe çka është e paarsyeshme.Shkurt,  Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një projekt i Serbisë me disa prej forcave të jashtme.

Me këtë është menduar nga ky planifikim, që përveç tjerash të vihen në lojë shqiptarët e Kosovës bashkë me Aleancën Veri Atlantike. Që do të thotë, kot luftuat, kot u hodhën bomba, 'ne do ta kemi sërish Kosovën në duar tona'. Duke ia lejuar një çerdhe shumë të rrezikshme, Asociacion me mundësi ekzekutive, faktikisht minoriteti serb në Kosovë me politikën e Serbisë, automatikisht do ta legalizonte një Republikë serbe në Kosovë. Kjo do të mbante të lidhura edhe enklavat tjera, një vijë  nëpër Graçanicë përgjatë gjithë Moravës, por edhe mjediset tjera. Kosova de-fakto nuk do të mund të jetë Republikë funksionale dhe do të ishte një vend edhe më keq se para viteve të tetëdhjeta (80). Nuk e di si dhe qysh, por lëshime i janë bërë të shumta Serbisë. Mjafton të shikohet vetëm pasuria tokësore e Manastirit të Deçanit. Kisha serbe është e angazhuar nga politika serbe, që të thërret ditë e natë luftë.

Një pjesë e atyre akademikëve serb në Beograd dhe një mori apo grumbulli qytetarësh, të frymëzuar nga ata të parët ("akademikët") notojnë në ëndrrat e shekullit të XIX. Ata flenë dhe ngrihen në mëngjes me një romantizëm të së kaluarës. Në qoftë se në të kaluarën, është biseduar apo u është nënshkruar lejimi i Asociacionit (edhe pa të drejtë ekzekutive) vetëm një etnike është gabim kardinal. Asnjë Asociacion një etnik! Pse mundet Manastiri i Deçanit atë tokë ta uzurpojë? Çfarë janë qëllimet? Kush e financon dhe kush e mban? Këtë dhe të tjerat monumente kulturore, fetare dhe historike shqiptarët i mbrojnë. Pse politikanët shqiptarë nuk janë me një zë për këto çështje? Me kohë duhet të ndërpritet biseda për pasuritë ekonomike, kulturore, fetare e historike. Nëse dikush ka gabuar nga e kaluara, duhet që më tutje të mos ndodhin fare këto dhe të ngjashme me këto. Dinakët e politikës serbe në Beograd përpiqen tash që vetë shqiptarët të bien në grackë. Sikur ndodhi me Ballkani i Hapur. E gjetën njeriun nga shqiptarët, jo më pak se kryeministër i Shqipërisë - Edi Rama (s'kam asgjë kundër këtij njeriu pos politikës së keqe që e ka udhëhequr), i cili ua hapi portat armiqve të shqiptarëve në radhë të parë, por edhe fqinjëve tjerë të Ballkanit e më gjerë. Llogaria e shqiptarit me serbin: Marrëveshje krye në veti. Nëse "miqtë në Kosovë nuk po pranojnë ndarje, nuk pranojnë asociacione një etnike për ta shkatërruar Republikën e Kosovës, atëherë "vëllai jem- Vuço, ti e ke rrugën e lirë qosh më qosh". 

Kemi shkruar njëherë për këtë çështje. Pse, m'intereson, flet diçka sikur të flasë politikani serb nga Beogradi? Kush po shtyn ngushtë që të deklarohet në opinionin publik, se, 'na duhet t'i japim diçka Serbisë'. Kush po donë t'i japë diçka Serbisë si Maqedonisë e Malit Zi? Po a mund të legjitimohet kjo çështje aq lehtë prej disa individëve, aq më keq kur nuk janë të deleguar të flasin për këto tema, pos para pyetjeve të ndonjë (b)analisti. E në qoftë se në fund...forca, ajo nuk lë vend për dialog as për pyetje. VV-ja  ka qenë kundër këtyre tregtive, por edhe kundër Asociacionit të Komunave serbe. Tash është në pushtet dhe nuk duhet të gabojë si ata në bisedat në Bruksel. Po për këtë është e nevojshme që, edhe opozita dhe qytetarët të jenë me një fjalë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".