Pas Norwichit, edhe një tjetër klub i Premierligës e shkarkon trajnerin

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 14:55
Pas Norwichit, edhe një tjetër klub i Premierligës e shkarkon trajnerin

Pas Norwichit, tani edhe Aston Villa e ka shkarkuar trajnerin.

Klubi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Dean Smit përmes një komunikate për media.

Pas tri viteve në stolin e Aston Villas, Smith tani është njoftuar me vendimin e drejtuesve të klubit.

Kjo vjen pas rezultateve të dobëta, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka të gjitha humbje.

Madje, Aston Villa e rrezikon edhe mbijetesën, teksa gjendet në vendin e 15-të me 10 pikë, vetëm dy më shumë se zona e rrezikshme. 

(Kosova Sot Online)