Xavi ndryshon planet e Pjanic

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 14:47
Xavi ndryshon planet e Pjanic

Ardhja e Xavi në pankinën e Barcelonës është kthyer në një ndryshim drejtimi për të ardhmen e disa lojtarëve . Një prej tyre është Miralem Pjanic.

Boshnjaku është i huazuar te Beshiktashi turk deri në qershor. Edhe pse Barça nuk mendon ta kthejë atë në janar, futbollisti mendon të përpiqet të fitojë një mundësi me Xavi nga qershori, sipas Mundo Deportivo.

Mesfushori erdhi nga Juventusi si një zëvendësues ideal i Xavi-t apo Iniestas, por eksperianca e tij Katalunja ishte katastrofike, duke mos e fituar vendin e titullarit për asnjë moment.

(Kosova Sot Online)