Man Utd e cakton trajnerin e përkohshëm, pas shkarkimit të Solskjaer

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 13:12
Man Utd e cakton trajnerin e përkohshëm, pas shkarkimit të Solskjaer

Tashmë është zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi anglez në rrjetet sociale.

Solskjaer ishte trajner i Manchester Unitedit prej vitit 2018. 

Në komunikatën zyrtare të klubit anglez bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili gjithashtu e njeh më së miri klubin duke qenë se në Old Trafford ka shërbyer edhe në rolin e futbollistit.

Ndërkohë, energjitë e drejtuesve tashmë do të përqendrohen për të gjetur trajnerin e ri, teksa dëshira e Djajve të Kuq është të nënshkruajnë me Zinedine Zidane.

(Kosova Sot Online)