Ofertë e çmendur për Dembelen

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 09:39
Ofertë e çmendur për Dembelen

Xavi e do, e pëlqen dhe për të është më i miri në pozicionin ku luan. Por, lëndimet e shpeshta janë duke e penalizuar vit pas viti Ousmane Dembelen.

Ai ende nuk e ka rinovuar kontratën, pasi Barcelona është me dy mendje duke parë lëndimet e rënda që lojtari ka pësuar në katër sezonet e fundit.

Këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë Newcastle United.

Sipas Mundo Deportivos, një ofertë e çmendur ka ardhur së fundmi për sulmuesin nga klubi anglez.

Newcastle i ofron lojtarit 15 milionë euro neto në sezon plus 15 milionë euro menjëherë pas transferimit nëse do të shkonte në Premierligë si lojtar i lirë.

Dembele është në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. 

(Kosova Sot Online )