Gjilani barazon me Llapin dhe humb vendin e parë

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 15:36
Gjilani barazon me Llapin dhe humb vendin e parë

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët pasi barazuan pa gola në ndeshjen e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja u mbyll ashtu edhe siç nisi, me porta të paprekura.

Kështu, Gjilani e humbet vendin e parë dhe tani pozicionohet në të dytin me 29 pikë, një më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Llapi ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)