Vashat e Anglisë i mposhtin 20:0 ato të Letonisë

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 09:18
Vashat e Anglisë i mposhtin 20:0 ato të Letonisë

Anglia ia ka shënuar plot 20 gola Letonisë në një ndeshje historike në kualifikime për Kupën e Botës të martën, duke e vendosur një rekord për fitoren më të madhe në një garë evropiane.

Luaneshat fituan 20:0 kundër letoneve në Stadiumin Keepmoat të martën, duke e arritur fitoren  pestë nga pesë ndeshje kualifikuese.Por mënyra sesi e arritën fitoren ato ishte e mahnitshme, pasi e shënuan një numër rekord të golave ndaj Letonie plotësisht të mposhtur.

Katër futbolliste të Anglisë shënuan het-trik në këtë takim.

Beth Mead, Ellen White, Alessia Russo dhe Lauren Hemp.

White u bë golashënuesja më e mirë në historinë e Kombëtaren së vashave të Anglisë, me 48 gola në përgjithësi.

Në përgjithësi, Anglia i kishte 63 gjuajtje drejt portës, prej të cilave 30 brenda kornizës së saj, ndërkohë që pati 86% posedim të topit.

Anglia është lidere e grupit të vet kualifikuese me pikë maksimale. 

(Kosova Sot Online )