Llapi e shokon Prishtinën në fund të ndeshjes

  • 11 December 2021 - 15:52
Llapi e shokon Prishtinën në fund të ndeshjes

Janë zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, dhe të fundit për stinorin vjeshtor. Prishtina u mund në minutën e fundit në Podujevë, Drita fitoi dhe mori kreun e Superligës, derisa u këndell Drenica duke e mundur Feronikelin.

Llapi ka shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 18-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, ka përfunduar me rezultatin 3-2, me llapjanët që golin e fitores e shënuan në çastet e fundit të ndeshjes.

Benet Ismaili (autogol), Francisco Rivera dhe Kushtrim Shabani shënuan në fitoren e llapjanëve, kurse Arlind Shabani dhe Sabien Lilaj shënuan për kryeqyetetasit.

Llapi pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe stinorin e mbyll si i katërti në tabelë, kurse Prishtina një pozitë më poshtë me 24 pikë.

Gjatë ditës u zhvilluan edhe dy takime tjera.

Pas gjashtë humbjeve radhazi, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. Drenica fitoi 2-0 në udhëtim te Feronikeli.

Kreshnik Uka dhe Fatlum Gashi shënuan golat e fitores për skuadrën nga Skenderaj.

Drenica pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe stinorin vjeshtor e mbyll në pozitën e gjashtë, kurse Feronikeli në pozitën e fundit (10) me 11 pikë.

Drita vs Ulpiana ishte sfida tjetër e zhvilluar të shtunën. Në fund triumfuan vendasit me rezultatin 3:1.

Gjilanasit në fushën e rënduar të stadiumit të qytetit në Gjilan mposhtën lipjanasit dhe u ngjitën në krye të tabelës.

Drita ka 34 pikë në 18 ndeshje, kurse Ulpiana mbetet në vendin e tetë me 18 pikë.

Arbnor Muja 39’, Astrit Fazliu 92’, dhe Marko Simonovski 100’ shënuan për fitoren e rëndësishme të Dritës, derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Egzon Qerimi 52’.

(Kosova Sot Online )