
Shorti i Ligës së Kampionëve: PSG – Real, Inter – Liverpool

Paris Saint-Germain kundër Liverpoolit pritet të jetë kryendeshja e rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur për herë të dytë sot në Nyon të Zvicrës.
Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë Paris Saint-Germainin – Real Madridin, Interin – Liverpoolin dhe Atletico Madrid – Manchester United.
Shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.
Kampioni në fuqi Chelsea do të përpiqet ta mbrojë titullin përballë Lille.
Bayern Munich do të përballet me Salzburg, ndërkohë që Manchester City me Sportingun.
Juventusi do të ballafaqohet me Villarrealin, ndërsa Ajaxi me Benfican.
(Kosova Sot Online)