Pochettino paralajmëron Realin

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 18:47
Pochettino paralajmëron Realin

Pochettino thotë se PSG është mjaftueshëm e fort për ta mposhtur Real Madridin.

Paris Saint Germain vs Real Madridi do të jetë super përballja në Ligën e Kampionëve.

Këto dy skuadra u hodhën përballë njëra tjetrës vetëm pas përsëritjes së shortit, që s’kishte ndodhur më parë, që tashmë shihet si një skandal i madh i UEFA-s që ende s’ka kërkuar falje.

Sido që të jetë, duke mos folur për atë që ndodhi, Pochettino ka mirëpritur shortin dhe beson se ekipi i tij mund ta eliminojë Real Madridin.

“Ndeshja do të jetë në shkurt, forma e ekipeve në këto momente nuk vlen shumë”, tha Pochettino.

“Kemi kualitet mjaftueshëm për të fituar këto përballje dhe për të kaluar në rundin tjetër|.

(Kosova Sot Online)