Sevilla fton Chelsean të bisedojnë për Kounden

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 12:38
Sevilla fton Chelsean të bisedojnë për Kounden

Sevilla pranon ta humbasë Kounden edhe për 50 milionë euro. Gjatë verës disa herë i tha jo Chelseat dhe kërkonte vetëm 80 milionë euro, që është klauzola e mbrojtësit francez.

Dorëzohet Sevilla.

Sipas ESPN, Sevilla ka pranuar që të ulë kërkesën prej 80 milionë eurosh për Jules Kounde.

Chelsea është i gatshëm të negociojë për një shifër deri në 60 milionë euro, derisa do të ishte e kënaqur edhe me një ofertë 50 milionë euro.

Chelsea është në krizë në fazën defensive pasi Antonio Rudiger, Thiago Silva, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta që të gjithë janë në vitin e fundit të kontratës me Blutë.

(Kosova Sot Online)