Pas Lenglet, edhe një lojtar i Barcelonës del pozitiv me koronavirus

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 21:47
Pas Lenglet, edhe një lojtar i Barcelonës del pozitiv me koronavirus

Pas Clement Lenglet, një tjetër futbollist i Barcelonës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për Dani Alves i cili pas testimit ka rezultuar pozitiv.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi katalonas.

“Clément Lenglet dhe Dani Alves i FC Barcelona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe nuk do të marrin pjesë në seancën stërvitore të nesërme në orën 18:00 në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Të dy lojtarët ndihen mirë dhe janë të izoluar në shtëpi. Klubi ka njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.

Dani Alves ende nuk ka luajtur për Barcelonën në ndeshje zyrtare, ndërsa këtë pritet ta bëjë në fillim të vitit 2022. 


(Kosova Sot Online)