Christensen joshet nga interesimi i Barcelonës, nuk do të rinovojë me Chelsean

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 16:32
Christensen joshet nga interesimi i Barcelonës, nuk do të rinovojë me Chelsean

Andreas Christensen nuk ka për qëllim që të rinovojë kontratën me Chelsean dhe po pret ofertën e Barcelonës, raporton SPORT.

Ai është në muajt e fundit të kontratës dhe ka refuzuar që të ulet dhe të negociojë për vazhdimin e saj.

Raportohet se Barcelona tashmë ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit për ta marrë falas në verën e vitit 2022.

Christensen po luan sezonin e pestë në Londër, ka bërë 146 paraqitje dhe ka shënuar një gol. 

(Kosova Sot Online)