Agjenti italian: Reali ka bërë ofertë për ta transferuar Mbappen qysh tani

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 16:10
Agjenti italian: Reali ka bërë ofertë për ta transferuar Mbappen qysh tani

Agjenti italian i futbollit, Giovanni Branchini ka deklaruar se Real Madridi ka bërë ofertë për transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain qysh në janar.

Pasi ofruan 180 milionë euro në verë dhe duke u refuzuar nga klubi francez, Real Madridi tani raportohet se ka bërë ofertë prej 50 milionë eurove për të provuar për të nënshkruar me futbollistin qysh tani.

Sulmuesi francez ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij dhe mund t’i bashkohet Real Madridit falas në verë, por Branchini thotë se “Los Blancos” synojnë ta marrin lojtarin më herët.

“Varet nga PSG tani, pas Real Madridi i ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e Mbappes ditë më parë. Do të ishte mëkat që një futbollist si Mbappe të largohet falas në verë. Nuk e di çfarë po mendojnë në Paris”, tha Branchini për Gazzetta dello Sport.

Ka pak gjasa që PSG të pranojë ta shesë lojtarin tani, duke marrë parasysh se nuk e bëri këtë verë. 

(Kosova Sot Online)