Chelsea – Tottenham, në kërkim të finales së Carabao Cup

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 15:30
Chelsea – Tottenham, në kërkim të finales së Carabao Cup

Dy ekipet londineze do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë

Chelsea dhe Tottenhami do të përballen sonte në mes vete, në kërkim të finales së madhe të “Carabao Cup”.

Skuadrat londineze do t’i matin forcat në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Kampioni evropian në çerekfinale e eliminoi Brentfordin, kurse “Spurs” ishin më të mirë se West Hami.

Ndeshja e parë do të luhet sonte nga ora 20:45.

Kurse, ajo e kthimit pas një jave, më saktësisht më 12 janar.

E në duelin tjetër gjysmëfinal të Kupës së Ligës së Anglisë do të ndeshen Liverpooli me Arsenalin. 

(Kosova Sot Online)