Empoli e cakton çmimin e Bajramit

  • S.A /
  • 06 January 2022 - 11:06
Empoli e cakton çmimin e Bajramit

Lojtari shqiptarë Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin e preferuar të disa skuadrave në Seria A.

Paraqitjet e tij me skuadrën e Empolit kanë rënë në sytë e drejtuesve  të skuadrave italianë, të cilat kanë shprehur hapur edhe pëlqimin që kanë për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sassuolo dhe Cagliari janë dy nga ekipet të cilat kërkojnë të përfitojnë shërbimet e Bajramit, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një Empoli që kërkon të mos lëshojë një nga xhevahirët e skuadrës.

Përballë këtyre kërkesave për 22-vjeçarin, Empoli ka menduar t’i vendos çmim Bajramit, teksa e vlerëson këtë të fundit me shifrën 12 milion euro, shifër kjo jo e vogël për ekipe si Sassuolo dhe Cagliari.

(Kosova Sot Online )