Arne Slot largohet nga Liverpooli
Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit Arne Slot me efekt të menjëhershëm, ndërsa procesi për emërimin e pasuesit të tij tashmë ka nisur.
Tekniku holandez mori drejtimin e Liverpoolit në qershor të vitit 2024 dhe në sezonin e tij të parë arriti ta udhëheqë skuadrën drejt titullit të 20-të kampion në Angli. Ai gjithashtu e çoi ekipin në finalen e Kupës së Ligës dhe në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Gjatë sezonit 2025-26, Slot siguroi sërish kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe e udhëhoqi ekipin deri në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Në një deklaratë, pronarët e Liverpoolit e falënderuan trajnerin për kontributin e tij, duke e cilësuar si një lider të shkëlqyer që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit si trajneri që solli titullin e 20-të kampion në “Anfield”.
Megjithatë, drejtuesit e klubit theksuan se kanë arritur në përfundimin se një ndryshim është i nevojshëm për të vazhduar zhvillimin e skuadrës, duke bërë të ditur se vendimi nuk është marrë lehtë.
Arne Slot largohet nga Liverpooli me një titull të Premier League në palmares dhe me respektin e plotë të klubit, i cili theksoi se ai dhe familja e tij do të jenë gjithmonë të mirëpritur në “Anfield”.
(Kosova Sot Online)
