Azpilicueta “shuplak” Barcelonës: “Chelsea më vlerëson…”

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 09:52
Azpilicueta “shuplak” Barcelonës: “Chelsea më vlerëson…”

Cesar Azpilicueta e ka mendjen vetëm te Chelsea, tani për tani.

Në një intervistë dhënë së fundmi, mbrojtësi spanjoll ka thënë se ndihet rehat në Stamford Bridge dhe ndjen se klubi e vlerëson, ani pse ende nuk i është ofruar rinovimi i kontratë që i skadon pas gjashtë muajsh.

Barcelona po e monitoronte situatën e mbrojtësit të djathtë, por ai e ka mendjen njëherë vetëm te Chelsea.

“Ndjej se kam besimin e klubit. Do të vijë momenti, por jam i fokusuar dhe shpresoj të fitojmë sa më shumë trofe dhe më pas do të shohim. Jam i përkushtuar, ju e dini”, deklaroi Azpilicueta për faqen zyrtare të klubit.

Ishte një sinjal për klubin që kapiteni është i gatshëm të rinovojë kontratën me Blutë.

(Kosova Sot Online )