Nuk ka ofertë të çmendur për Pogbën

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 10:20
Nuk ka ofertë të çmendur për Pogbën

500.000 paund në javë për të rinovuar me djajtë e kuq, kjo shifër do ta bënte Pogba futbollistin më të paguar të skuadrës dhe në Premierligë.

Kështu u raportua të premten dhe lajmi mori hov pasi Pogba mund edhe të bindej nga një ofertë e tillë.

Megjithatë, nga Anglia raportohet se ka reaguar menjëherë një i afërm i lojtarit, që ka thënë se 28-vjeçarit nuk i është ofruar asnjë kontratë, aq më pak me atë pagë marramendëse.

Paul Pogba është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar gjatë grumbullimit me Francën dhe nuk ka zbritur në fushë me fanellën e Manchester United prej muajit nëntor.

Futbollisti mund të largohet me parametër zero në afatin kalimtar të verës ndërsa admiruesit e mesfushorit nuk janë të paktë.

Reali dhe Parisi janë më të interesuara, duke mos përjashtuar edhe Juventusin. 

(Kosova Sot Online )