FA Cup: Rashica e dërgon Norwichin në rrethin tjetër, kalojnë tutje edhe Liverpooli e Tottenhami

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 17:25
FA Cup: Rashica e dërgon Norwichin në rrethin tjetër, kalojnë tutje edhe Liverpooli e Tottenhami

Milot Rashica e ka dërguar Norwich Cityn në rrethin e katërt të FA Cup, duke i ndihmuar ta mposhtë 1:0 Charltonin të dielën me golin e të tij parë në fanellën e klubit të Carroë Road. Ndërkohë, tutje në këtë garë kaluan edhe Liverpooli e Tottenhami.

Sulmuesi i Kosovës Rashica e shënoi golin e vetëm në minutën e 80-të, kur u shërbye nga Pukki, i cili i mjaftoi Norwichin për ta mundur Charltonin dhe për të kaluar në rrethin e katërt të kësaj gare.

Ky ishte goli i parë i Rashicës në 15 paraqitje për Norwichin, të cilit iu bashkua në verë nga Werder Bremen për 11 milionë euro.

Kjo ishte ndeshja e parë e 25-vjeçarit pas rreth dy muajve mungese si pasojë e një lëndimi.

Ndërkohë, Liverpooli e mundi 4:1 Shrewsbury në Anfield, falë dy golave nga Fabinho dhe nga një goli nga Gordon dhe Firminho, pasi vizitorët kishin kaluar të parët në epërsi përmes Udoh.

Njëlloj si të kuqtë, edhe Tottenhami fitoi me përmbysje duke e mundur 3:1 Morecamben në Londër.

O’Connor e kishte kaluar Morecamben në epërsi kah mesi i pjesës së parë, por Tottenhami e përmbysi rezultatin në çerekun e fundit të lojës, falë golave nga Wings, Locas Moura dhe Harry Kane.

Liverpooli dhe Tottenhami i bashkohen Norwichit në rrethin e katër të kësaj gare. 

(Kosova Sot Online)