Përplasje e madhe mes Mbappes dhe Al-Khelaifi

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 20:03
Përplasje e madhe mes Mbappes dhe Al-Khelaifi

Siç raporton “Le Parisien”, Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi kanë pasur një përplasje para ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Toulouse, që u zhvillua të dielën mbrëmë.

Presidenti parisien thuhet se qortoi ashpër yllin francez, për arsye që ai nuk e përfshiu atë në videon lamtumirëse, përmes së cilës tregoi se po largohet.

Mbappe nuk e ka marrë mirë këtë dhe debati pastaj është përshkallëzuar.

Sipas një dëshmitari, “murët u drodhën” pasi me kalimin e kohës tensioni mes tyre u rrit.

25-vjeçari dhe Al-Khelaifi besohet se nuk kanë folur që nga shkurti, kur Mbappe e njoftoi presidentin për vendimin e tij, për t’u larguar në fund të sezonit.

Ish-sulmuesi i Monacos pritet që t’i bashkohet Real Madridit muajin e ardhshëm

(Kosova Sot Online)