Inzaghi: S’ka favorit në ndeshjen Inter-Juventus

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:03
Inzaghi: S’ka favorit në ndeshjen Inter-Juventus

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi beson që si Interi ashtu edhe Juventusi kanë ecur përpara që prej takimit të tyre të fundit dhe mendon se nuk ka favorit në finalen e supërkupës që zhvillohet nesër

“Ne kemi nevojë për një paraqitje agresive dhe përcaktuese. Ne e dimë që aty do të këtë momente kur Juve do të shkaktojë probleme për ne”, tha Inzaghi në konferencën për shtyp.

“Në gusht, ata duket se ishin favorit për Scudetto, me Interin dhe klubet e tjera në garë. Por, këtu flet fusha. Ne jemi në krye të tabelës por gara ende është e hapur deri të përfundoj”.

“Juventus ka një skuadër tepër të mirë, Bonucci dhe Chiellini do të luajnë dhe unë i dëshiroj shërim Federico Chiesas. Nuk e njoh këtë djalë personalisht, por kam luajtur me babanë e tij në Lazio. Federico është një trashëgimi e futbollit italian”.

Interi u nda barazim 1-1 kundër Juventusit në tetor, me bardhezinjtë që barazuan me një penallti  me anë të Paulo Dybala.

“Menduam që ne e fituam atë ndeshje, por u akordua penallti. Megjithatë, kjo ishte shumë muaj më parë dhe të dyja skuadrat kanë përparuar që nga ajo kohë”, tha Inzaghi.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë për të dyja skuadrat pasi që nuk përmbushën standardët e tyre. Ne kemi pasur një sesion stërvitjesh sot, ne luajtëm të dielën në mbrëmje dhe të gjithë ndihën mirë, përfshirë Edin Dzeko dhe Joaquin Correa”.

“Të katër sulmuesit tonë janë gati, dy do të startojnë dhe dy do të jenë në bankë. Kemi shumë opsione dhe nuk kemi problem.

Presidenti i Interit, Steven Zhang shkoi në Milan javën e kaluar dhe do të jetë në stadium nesër, derisa shefi i Juventusit Andrea Agneli nuk do të jetë aty për shkak se u testua pozitiv për Covid 19.

“Jam i lumtur që Zhang do të jetë këtu fizikisht, por gjithmonë mendoj se ai ka qenë afër skuadrës në muajt e fundit”, tha Inzaghi.

“Ne bisedojmë me mesazhe çdo ndeshje. Ai e shikoi edhe ndeshjen tonë kundër Lazios dhe ne shpresojmë që të luajmë një ndeshje të mirë për të”>

“Është finale dhe në të tilla ndeshje nuk ka favorit. Juventusi janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit dhe ata patën një ndeshje të jashtëzakonshme të dielën”.

“Ata janë të mësuar që të luajnë në finale, kanë lojtarë më përvojë, por ne jemi më të mirë për momentin”.

Interi janë në vendin e parë të Serie A kurse kanë fituar tetë ndeshje rresht në këtë garë.

Ata kanë sulmin më të mirë në Serie A me 51 gola të shënuar në 21 ndeshje dhe mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë. Ata kanë pësuar 16 gola deri me tani, një më shumë se Napoli i Luciano Spallettit.

(Kosova Sot Online)