Milani e kërkon sonte çerekfinalen e Kupës
“Rossoneri” do të luajnë sonte me Genoan në të tetën e finales së Kupës së Italisë. Praprakisht do të luajë edhe Napoli i Amir Rrahmanit, i cili i bën gosti Fiorentinës
Këtë mesjavë do të luhet faza e së tetës së finales së Kupës së Italisë.
Milani do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen me Genoan.
“Rossoneri” shihen si favoritë ndaj kundërshtarit për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.
Ekipit të Stefano Piolit po i ecin punët mirë në Serie A dhe këtë lojë do të mundohet ta aplikojë edhe në Kupë.
Megjithatë, Genoa do të bëjë çmos që t’i befasojë Kuqezinjtë
E fituesi i këtij dueli fazën tjetër do ta luajë më 9 shkurt.
Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Genoas do të fillojë në orën 21:00.
Paraprakisht, sonte luan edhe Napoli i Amir Rrahmanit, i cili i bën gosti Fiorentinës.
Siç dihet, fitues aktual i Kupës së Italisë është Juventusi.
(Kosova Sot Online)