Probleme në zemër për Alphonso Davies

  • A.P /
  • 14 janar 2022 - 18:36
Probleme në zemër për Alphonso Davies

Probleme në zemër për Alphonso Davies. Anësori i majtë i Bayern Munchen, u infektuar me Covid-19 më 5 janar, teksa do i duhet të presë për t’u rikthyer në fushë.

21-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësorë që kanë përcaktuar probleme në zemrën e tij.

Diçka e tillë u konfirmuar edhe nga trajneri Julian Nagelsmann në konferencën për shtypin.

“Në rastin e Davies, gjatë testeve dhe kontrolleve që kemi kryer për çdo lojtar të infektuar me koronavirus, kemi gjeturshenja të miokarditit të lehtë. Ai është pezulluar nga seancatstërvitore deri në një njoftim tjetër, kështu që nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e radhës. Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë, që nesër do të përballen me Koln në transfertë.

Covid-19 është shkaktar i zakonshëm i miokarditit, që është inflamacion i indit muskulor të zemrës.

(Kosova Sot Online)