Përballja Real Madrid-Athletic Bilbao për Superkupën e Spanjës

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 09:36
Përballja Real Madrid-Athletic Bilbao për Superkupën e Spanjës

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale  Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos.

“Los Blancos” kërkojnë që t’ia nisin vitit mbarë me një trofe, por përballë do ta kenë një ekip shumë të papërshtatshëm.

Real Madridi mposhti në finale Barcelonën pas vazhdimeve me rezultat 2:3 në një ndeshje mjaft interesante. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Athletic Bilbao fitoi me përmbysje ndaj Atletico Madridit 1:2, duke shënuar dy gola për katër minuta.

Ndeshja finale zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 dhe zhvillohet në Arabinë Saudite, ashtu si edhe dy ndeshjet gjysmëfinale. 


(Kosova Sot Online)