Zhdrella nënshkruan me Dukagjinin

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 15:02
Zhdrella nënshkruan me Dukagjinin

Klubi i Dukagjinit ka arritur marrëveshje me katër herë futbollistin më të mirë në futbollin e Kosovës, Mentor Zhdrellën.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi nga Klina përmes faqes së tyre në Facebook

Zhdrella ka një karrierë të pasur ne futbollin kosovar. Ai ne të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave në futbollin kosovar, duke u paraqitur me disa klube te ndryshme, “Hysi”, “Prishtina”, “Feronikeli”, janë vetëm disa nga klubet me të cilat ai është aktivizuar ne të kaluarën.

Klubi i fundit me të cilin është paraqitur Zhdrella për një periudhë katër vjeçare është skuadra e KF Llapit, klub në të cilin ishte edhe si kapiten në dy edicionet e fundit.

Ai u përball me një lëndim i cili e la jashtë fushave të gjelbërta për disa muaj, dhe tash pasi e ka tejkaluar pritet të jetë një ndihmesë e madhe per klubin e Dukagjinit.

(Kosova Sot Online)