Barcelona e hapur për shitjen e De Jong

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 17:50
Barcelona e hapur për shitjen e De Jong

Barcelona kërkon plotë 50 milionë euro për shitjen e mesfushorit Frenkie de Jong.

Qendërmesfushori këtë edicion nuk e ka gjetur formën më të mirë, me trajnerin Xavi që preferon treshen Pedri, Gavi dhe Nico Gonzalez

Sipas ‘El Nacional’, Barcelona është e hapur për shitjen e De Jong dhe kanë vendosur një çmim prej 50 milionë euro.

Chelsea është një ndër skuadrat e interesuara për De Jong dhe raportohet se kanë ofruar 40 milionë euro.

Kësisoj, në rast që oferta është e vërtetë, atëherë vetëm 10 milionë euro e ndajnë De Jongun drejt kalimit te “Blutë” e Londrës.

24-vjeçari ka kontratë me blaugranasit deri në vitin 2026, derisa në vitin 2019, Barcelona e bleu për 77 milionë funte.


(Kosova Sot Online)