Ancelotti tallet me Modricin: E gabove një pasim

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 15:01
Ancelotti tallet me Modricin: E gabove një pasim

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka ngacmuar me shaka Luka Modricin, pasi mesfushori kroat u shpallë lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Mesfushori i Kroacisë Modric e shënoi një gol mahnitës për t’i ndihmuar Real Madridit ta mundë 2:0 Athletic Bilbaon për trofeun e Superkupës.

Karim Benzema e shënoi golin tjetër nga penalltia, ndërkohë që portieri Thibaut Courtois e priti një penallti në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Modric pati një paraqitje mahnitëse dhe e mori edhe trofeun e njeriut të finales.

Trajneri i tij Ancelotti gjeti kohë për të bërë shaka me kroatin gjatë festës së trofeut.

“E gabove një pasim, e gabove një pasim atje”, tha Ancelotti duke buzëqeshur.

“E hodhe topin jashtë”, shtoi ai.

62-vjeçari e përqafoi pastaj fituesin e Topit të Artë 2018 dhe e vazhdoi festën me djelmoshat e tij.

(Kosova Sot Online)