Tare mohon zërat se Muriqi do të transferohet te CSKA Moscow

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 17:52
Tare mohon zërat se Muriqi do të transferohet te CSKA Moscow

Vedat Muriqi nuk do të transferohet në Rusi te CSKA Moscow. Kështu deklaroi drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Gjatë ditëve të kaluara u shtuan zërat se Vedat Muriqi kishte pranuar një ofertë nga klubi i njohur rus dhe pritej që edhe ta pranonte.

Megjithatë, sipas Tares kjo nuk është aspak e vërtete

“Ishin lajme të rreme. Ai nuk do t’i bashkohet CSKA Moscow”, deklaroi Tare kur u pyet për Muriqin.

(Kosova Sot Online)