Marcelo dënohet për tri ndeshje

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 22:48
Marcelo dënohet për tri ndeshje

Braziliani u përjashtuar në ndeshjen kundër Elche në Kupën e Mbretit

Komiteti i Garave e ka dënuar me tri ndeshje mos lojë mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Elches në Kupën e Mbretit.

Brazilianit ju dha një ndeshje suppendim për kartonin e kuq të drejt për drejt dhe dy ndeshje të tjera për shkak se i tha gjyqtarit “se është shumë i keq”.

Marcelo do ta vuajë dënimin vetëm për ndeshjet e Kupës së Mbretit, që do të thotë se ai do ta humbet çerekfinalen me Athletic Club si dhe dy ndeshjet e gjysmëfinales nëse eliminon Athletic Bilbaon.

Pasi që kanë mbetur edhe katër ndeshje, dënimi vlen vetëm për garën e njëjtë dhe trajtohet ndryshe nga Superkupën, duke pasur parasysh pa rregullsitë që ndodhin në këto gara.

Marcelo po ashtu është dënuar me 2250 euro gjobë dhe me 1300 të tjera për mos pajtimin në lidhje me kartonin. Sulmuesit të Elches, Pere Milla, i cili po ashtu u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, i është dhënë një lojë dënim. 

(Kosova Sot Online)