Leno dëshiron të largohet në janar nga Arsenali

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 19:12
Leno dëshiron të largohet në janar nga Arsenali

Portieri i Arsenalit dëshiron që të largohet nga “Topxhinjtë” gjatë muajit janar

Sipas football.london, portieri i Arsenalit, Bernd Leno është duke kërkuar me ngulm që të largohet gjatë muajit janar.

29 vjeçari ka humbur vendin e startuesit dhe tash është portier i dytë prej ardhjes se Aaron Ramsdale nga Sheffield United në verën e kaluar.

Leno dëshiron që të largohet për të një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Newcastle thuhet se dëshiron që të nënshkruajë me gjermanin në huazim.

(Kosova Sot Online)