Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 15:03
Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick thuhet se ka impresionuar drejtuesit e Manchester Unitedit gjatë kohës si menaxher i përkohshëm dhe tani synohet emërimi i përhershëm i tij.

 

Rangnick ka ardhur në krye të Djajve të Kuq para disa muajve si pasues i përkohshëm në vend të të shkarkuarit Ole Gunnar Solskjaer.

Megjithatë, forma e Unitedit ka pasur ngritje në cilësi dhe rezultate duke cilësuar emërimin e Rangnick si pozitiv.

Ish-trajneri i RB Leipzig ka shijuar një fillim të fortë si i përkohshëm dhe do t’i jepet afat deri në fund të sezonit për të treguar nëse e meriton këtë detyrë.

Por, sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Unitedit kanë pezulluar kërkimin e trajnerit dhe po e konsiderojnë Rangnickun si menaxher të përhershëm.

Ndryshe, gjatë javëve të fundit janë përfolur emrat e Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino për stolin e trajnerit të klubit nga Old Trafford.

(Kosova Sot Online)