Kyrgios konfrontohet me tifozët dhe e thyen reketin

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 15:53
Kyrgios konfrontohet me tifozët dhe e thyen reketin

Nick Kyrgios ka shpërthyer ndaj tifozëve në Australian Open dhe zhurmës së tyre të pazakontë gjatë shërbimit të tenistëve, duke iu bërë thirrje atyre të mbajnë qetësi për të mos i shpërqendruar lojtarët.

Kyrgios dhe Thanasi Kokkinakis, të quajtur K-ja e veçantë, ia dolën ta sigurojnë finalen në garën e çiftëve duke e mposhtur dyshen  Marcel Granollers dhe Horacio Zeballos 7-6, 6-4, të enjten.

Në Arenën e mbushur Rod Laver, dyshja australiane e kënaqi publikun e vet me shfaqjen që dhuroi por edhe me triumfin.

Megjithatë, Kyrgiosin e lëshuan nervat në një çaste gjatë ndeshjes, pasi disa tifozë brohoritën kur ai po shërbente.

“A mund të mos flisni gjatë shërbimit”, reagoi Kyrgios ndaj publikut para se ta hidhte reketin për toke dhe t’i drejtohet gjyqtarit i mllefosur.

“Kur do ta kontrolloni këtë turmë?” i tha Kyrgios gjyqtarit. 

(Kosova Sot Online)