Dembele dëshiron të qëndrojë në Barcelonë

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 16:09
Dembele dëshiron të qëndrojë në Barcelonë

Futbollisti francez është i lidhur me klubin dhe kërkon marrëveshje me drejtuesit “Blaugrana”

Ousmane Dembele është i vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Ditëve të fundit flitej se futbollisti francez do të largohet nga “Camp Nou”.

E gjithë kjo pasi ai nuk e pranoi ofertën e “Blaugrana” për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë verën që vjen.

Mirëpo, mediumi spanjoll “Sport” raporton se përfaqësuesi francez dëshiron ta tregojë veten në “Camp Nou”.

Menaxherët e tij janë takuar me trajnerin Xavi për t’ia treguar atij vendimin e lojtarit.

Dembele dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe palët mund ta gjejnë përfundimisht gjuhën e përbashkët.

Ai ishte transferuar në Barcelonë në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi. 

(Kosova Sot Online)