Barça synon ta transferojë Traoren

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 17:04
Barça synon ta transferojë Traoren

Gjiganti katalunas do të mundohet ta mposhtë konkurrencën e Tottenhamit për sulmuesin spanjoll

Barcelona e ka rikthyer interesimin për Adama Traoren.

Gjiganti katalunas është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e Wolverhamptonit.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”.

Në fakt, “Blaugrana” duhet ta mposhtin konkurrencën e Tottenhamit për përfaqësuesin spanjoll.

26 vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë pas shkëlqimit në ekipin nga Londra Veriore.

Dhe, ka mundësi që ai të rikthehet në Camp Nou pasi është i lidhur me klubin katalunas.

Kjo pasi ai ishte pjesë e akademisë “La Masia”. 

(Kosova Sot Online)