Si dështoi Liverpooli ta blejë sulmuesin e talentuar në çastet e fundit të afatit kalimtar

  • S.A /
  • 01 February 2022 - 09:15
Si dështoi Liverpooli ta blejë sulmuesin e talentuar në çastet e fundit të afatit kalimtar

Liverpooli dështoi në përpjekje për ta blerë sulmuesin e talentuar të Fulhamit, Fabio Carvalho, pak para se të mbyllej afati kalimtar i dimrit. Klubet u pajtuan për çmimin e lojtar rreth 10 milionë euro para se të mbyllej afati kalimtar, por ato s’ia dolën t’i përmbyllnin në kohë hollësitë e fundit të marrëveshjes.

Marrëveshja përfshinte qëndrimin e 19-vjeçarit në Fulham në huazim. Përfaqësuesi i ri i Anglisë, i lindur në Portugali, i ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje për Fulhamin që prej se debutoi në shtator 2020.

Këtë muaj, Liverpooli e bleu anësorin kolumbian Luis Diaz nga Porto për 45 milionë euro, plus 15 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme.

(Kosova Sot Online )