Dybala rikthehet në stërvitje me Juven, gati për përballjen me Veronën

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 16:29
Dybala rikthehet në stërvitje me Juven, gati për përballjen me Veronën

Pas angazhimeve me fanellat e vendeve të tyre përkatëse, skuadrat e Serisë A janë rimbledhur me energjitë e tyre më të mira.

Këtë mëngjes te Juventusi u rikthye,  Paulo Dybala , punësimi i të cilit me Argjentinën nuk ishte veçanërisht bindës. Numri 10 është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për ndeshjen e së dielës kundër Veronës në “Allianz Stadium”.

Sa i përket seancës së sotme nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, bardhezinjtë ndoqën një program të bazuar në ngrohje, ushtrime teknike.

(Kosova Sot Online)