
Dramë në Camp Nou: Dy gola të bukur brenda dy minutave

Atletico Madridi dhe Barcelona janë duke barazuar 1:1 në 10 minutat hapës, në derbin e javës në La Liga që po zhvillohet momentalisht në Camp Nou.
Yannick Carrasco shënoi për 1:0 për Atleticon në minutën e 9-të.
Ai e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen me një goditje brenda zonës, pasi u shërbye nga Luis Suarez.
Por vetëm dy minuta më vonë, Jordi Alba shënoi për 1:1 për Barcelonën.
Mbrojtësi spanjoll e mposhti Jan Oblakun me një goditje të mrekullueshme me vollei pasi u shërbye nga Dani Alves.
(Kosova Sot Online)